Ish futbollisti shqiptar po luante një miqësore, ndërron jetë në fushën e blertë/Emri

Një nga ikonat e futbollit sarandiot, Fredi Mërkuri, 62 vjeç është ndarë nga jeta sot në mënyrë tragjike teksa po luante një ndeshje miqësore mes veteranëve të futbollit në Shqipëri dhe Greqi.

Ai ka qenë në portë kur papritur ka rënë pa ndjenja.

Sfiden po e ndiqte edhe djali i tij, i cili menjëherë ka vrapuar drejt babait. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Merkuri nuk ia ka dalë dot.

Ish-portieri 61-vjeçar dyshohet se ndërroi jetë për shkaqe natyre teksa po luante në sadiumin “Andon Lapa” të Sarandës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngajrje dhe po punojne për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn