Zbulohet emri i vajzës së Kiarës dhe Luizit.Fansat e gjejne vetë emrin e vogëlushes që pritet të vijë në jetë.

Luizi dhe Kiara brenda pak ditësh do të bëhen prindër për herë të parë.

Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa dje ka postuar një video teksa ishte duke bërë gati valixhen e maternitetit.

Kurioziteti i rrjetit është shumë i madh edhe për emrin që çifti ka zgjedhur për bebushen e tyre, një detaj të cilit Kiara e ka ndarë e ftuar në “Cherry on Top”.

Moderatorja tha se nuk pëlqen emrat e gjatë, ndërsa emri i bebit Ejlli do të fillojë me L. (një kërkesë kjo e Luizit.)

Menjëherë pas këtij detaji, rrjeti u vu në lëvizje duke kapur detajet. Së pari, varësja që Kiara mbante në qafë gjatë intervistës – një hënë e madhe plot shkëlqim, e duke qenë se emri i vajzës do të fillojë me L, menjëherë nisi të aludohet se emri është Luna.

 Jo vetëm kaq, por detaji me emrin ‘Luna’ gjendet edhe në videoklipin e këngës së fundit të lancuar nga Luiz Ejlli, “Kce”. Gjatë një momenti në klip, Luizi shfaqet duket kërcyer, ndërsa pas tij shihet emri Luna.

Screenshot

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn