Këngëtarja Soni Malaj, Sinan Vllasaliu dhe Don Phenom janë arrestuar në Zvicër po performonin në skenë …

Një ndodhi e pakëndëshme ka ndodhur në Zvicër disa ditë më parë, ku disa artistë të njohur shqiptarë kanë pasur një koncert, më saktësisht një “Bajram Party”, por sipas gazetës “Insajder” ata janë arrestuar nga Policia. Kështu, Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom dhe të tjerë këngëtarë janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa eventi që ishte planifikuar nuk u realizuar, me artistët që janë kontrolluar nga Policia për dokumentat e tyre dhe janë mbajtur më pas në komisariat për 48 orë. 

Këngëtari Labinot Rexha, i cili po ashtu parashikohej të këndonte, ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë, ndërsa për këngëtarët e tjerë ka treguar: 

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin. Diskoteka është duke vazhdu me punë..”

Rexha ka edhe një mesazh për kolegët e tij, teksa i kërkon që mos të përdorin vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar:

“Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera..”

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn