Dita e sotme ka qenë mjaft e vështirë për Meriton Mjekiqin, nisur edhe nga diskutimet dhe dinamikat e mbrëmjes së djeshme në Prime, ndërsa debatet e kanë shtyrë edhe të “dalë jashtë vetes”, duke ofenduar banorët e tjerë të reality show-t.
Kështu, edhe pse në përgjithësi ai është shfaqur i qetë brenda shtëpisë (të paktën duke mos ngritur tonin e zërit), sot ai ka shkuar në nivel tjetër nervozizmi, duke i ofenduar konkurrentët nga familja.
Në një video që po qarkullon në rrjet, ai shfaqet duke i kërkuar Liamit që ta lejojë të qëndrojë vetëm dhe në momentin që banori bindet të largohet, krejtësisht i nervozuar, Meritoni dëgjohet të thotë sharjen e rëndë, ndërsa video-ja ka bërë xhiron e rrjetit.