Ëndërr zikaltër, Interi Zyrtarisht kampion i Italisë, Asllani shijon titullin e parë në karrierë, kampion i serisë A me ekipin e zemrës


Interi ka siguruar matematikisht titullin në Serie A, duke shënuar kështu yllin e dytë në fanellë. Një sezon fenomenal, një kryevepër e vërtetë, aq më tepër që trofeu i 20-të vjen në derbi, pas një fitorje 1-2 ndaj Milanit në San Siro. Sfida nisi me tension nga të dyja skuadrat, ku për të qetësuar situatën u desh ndërhyerja e arbitrit. Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 18-të, atëherë kur gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Acerbi u koordinua mirë me kokë, duke kaluar topin pas shpinës së Maignan.
Pak më vonë, Lautaro shpërdoroi një mundësi të artë për të realizuar golin e dytë, atë të qetësisë. Kuqezinjtë e Piolit u shfaqën në të 40-tën, me Calabria—n që lëshoi sinjale nga distanca. Pjesa e dytë filloi në mënyrë perfekte për Interin, që realizoi golin e dytë me Thuram, me një gjuajtje të bukur të francezit. Shumë pak për të thënë për Milanin, që u fut në lojë me Tomorin, shumë vonë, pa mundur dot të ndryshojë fatin e takimit. Fundi i sfidës ishte mjaft i tensionuar, pasi Calabria, Hernandez dhe Dumfries dolën me karton të kuq.

Interi u shpall zyrtarisht kampion në Serie A, pas atij triumfi 1-2 në derbi ndaj Milanit. Për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani është natë speciale, pasi ka fituar titullin e parë në karrierë.

22-vjeçari u transferua nga Empoli në vitin 2021, për të kaluar te ekipi i zemrës. Pavarësisht se konkurrenca ishte e madhe, Asllani luajti 20 ndeshje në sezonin e parë, ndërsa në këtë edicion është aktivizuar në 18 sfida.

Ky vit do të mbahet mend nga lojtari i Kombëtares, pasi ndaj Genoas realizoi golin e parë në një ndeshje zyrtare me Interin, ndërsa sonte në derbi ndaj Milanit erdhi titulli i parë.

Screenshot

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn