Mori urdhër mbrojtje, bashkëshorti i “cjerr maskën” këngëtares Maya:E filmon teksa ulëret ndihmë-ndihmë pa e prekur me dorë

Zbulohet video që tregon konfliktin mes këngëtares “Maja” dhe bashkëshortit të saj, Arben Shuaipi.

Shkak mësohet se është bërë ndarja e pasurisë dhe kujdestaria e fëmijës.

Në videon e siguruar “Ora News” konstatohet qetësia e burrit i cili teksa filmon e paralajmëron që të largohet nga banesa pasi është në shkelje të ligjit dhe me urdhër-mbrojtjeje.

Burri i saj arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjesëtohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.

Në video shihet qartë konflikti i saj me Arben Shuaipin, ku Maja shfaqet duke pirë cigare. Për një moment vijnë dhe dy punonjës policie, që u kërkojnë palëve të qetësojnë situatën, dhe kryejnë shoqërimin e tyre në rajonin e policisë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn