Aktorja dhe njëherazi deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka reaguar në rrjetet e saj sociale, pasi një lajm i cili po qarkullonte në Tik-Tok pretendonte se ajo kishte “vdekur.”.
Sigurisht që ky lajmërim shqetësoi ndjekësit, fansat e më tepër familjarët e aktores.
“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”, shkroi Matoshi, duke shprehur jo vetëm gjendjen e saj shpirtërore ndaj këtij “lapsusi”, por edhe besimin që ka në jetën dhe forcat më të larta.
Ajo ka theksuar se emrin e ka me ‘D’, duke iu referuar postimit që emrin ‘Adriana’ e kishin shkruar gabim.
“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu”, shtoi Matoshi.