”I dashuri” i Heidit sonte në Big Brother. Çfarë do të ndodhë sonte? Do të ketë ballafaqim??

Raporti që Heidi kishte krijuar me aktorin italian Massimiliano Varrese në Grande Fratello mori përmasa të mëdha në të gjithë shtetin italian.

Kjo pasi aktori vazhdimisht ushtronte trysni mbi Heidin, duke i kërkuar llogari për djemtë e tjerë që qëndronin afër saj.

Dhuna verbale u përshkallëzua çdo ditë e më shumë derisa në Grande Fratello u fut babai i Heidit i cili i kërkoi asaj të dilte jashtë, pasi shëndeti i nënës së saj, Lajlës ishte përkeqësuar pas kësaj situate.

Heidi shpërtheu në lot, dhe mori vendimin për të lënë shtëpinë menjëherë pas spektaklit.

Nuk dihet arsyeja pse produksioni mund ta sjellë Massimilianon në Big Brother Vip Albania, pikërisht kur ajo po jeton një histori dashurie me konkurrentin tjetër në këtë format, Romeo Veshaj.

Nga ana tjetër, Heidi ka qenë në gjendje shumë të rënduar dhe është parë të shpërthejë në të qara pas debateve me Gracianon, Françeskën, Meritonin dhe Eglën.

Heidi është në nominim të vazhdueshëm deri në gjysmëfinale, dhe tashmë gara për një vend në finale dhe çmimin e madh, po bëhet shumë e ashpër për Heidin si nga konkurrentët, ashtu edhe nga produksioni.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn