Ja cila është shoqja e vetme që i ka mbetur Julian Dedës në shtëpinë e BBV3: Nuk po flasim për grup por për shoqe…

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Françeska Murati dhe Meriton Mjekini kanë ‘thumbuar’ Julian Dedën për shoqërinë që ka krijuar në “Big Brother VIP3”.

Modelja dhe moderatori shprehen se shoqëria e tyre është e vetmja që i ka mbijetuar këtij edicioni të tretë të reality show-t. Ndërkohë pyesin aktorin se ku i ka shoqet dhe ai u thotë “Heidi Bacin”.

Por ata të dy i kthehen duke i thënë se ajo është në grup me Romeo Veshaj, e Juli e ka gati përgjigjen: “Grup është tjetër gjë, po them shoqe që nga dita 2”.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn