Egla Ceno shpallet fituese Big Brother VIP 3. Pas 133 ditësh merr në shtëpi 100 mijë euro/ VIDEO

Egla Ceno është shpallur fituese e Big Brother VIP 3.
Në poltronin final të kësaj finaleje u përballën ata të dy që e nisën debatin me “brekë” që në krye dhe e mbyllën bashkë në finalen e madhe pas një rrugëtimi që më së shumti nxorën pah anën njerëzore të tyre dhe më pak atë artistike.

Publiku e zgjodhi fituesen e tij: Egla Ceno, aktorja që rrugëtimin e jetës e ka pas sfidues nga shkollimi jashtë, punësimi në emigracion, e rritur pa baba me dashurinë e nënës së saj e përkushtimin e përkujdesjen ndaj dy vëllezërve të saj.
Egla e sfidoi veten dhe fatin e saj në një sprovë që pak kohë më parë as e mendonte . Në videon finale të shfaqur në Teatrin Skampa të Elbasanit Egla tha se ky ishte Big Brotheri i saj me të gjitha ngjyrat e jetës për të cilin uroi që njerëzit ta kishin kuptuar në qëndrimin e saj brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Në një rrugëtim prej 133 ditësh nga 13 janari nga më shumë se 35 banorë VIP në mbrëmjen finale u përballën me punlikun 5 konkurentët më të dashur të punlikut, Meriton Mjekiqi i cili u skualifikua i pari në finale, më pas ishte Heidi Baci, që u largua po me votat e publikut në përballjen me aktorin Julian Deda. Më pas ishte aktori Romeo Veshaj që u skualifikua përballë surprizës së vërtetë të këtij sezoni Egla Ceno.

E gëzofsh fitoren Egla Ceno, ajo vajza e vogël 5 vjecare me ëndërra të mëdha: IA DOLE.
Fitoi edhe slogani yt: UNE JAM CENO

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn