Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin e mirënjohur Alban Skënderaj, ka treguar se si e shikon veten e tij pas 20 vitesh.
Rama u shpreh se e imagjinon veten duke jetuar në fshat duke qenë “një katunar pa pretendime”
“Unë e shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit, të dëgjuarit, të shikuarit. Është e bëshme sepse, mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët. Besoj, uroj, lutem. Dua të jem një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët. Thjesht i gatshëm për ata që kanë dëshirë të më takojnë dhe kam dëshirë t’i takoj kaq. Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj, si për shembull të qep”– tha Rama duke qeshur.