Mungesa e Romeo Veshajt në after-party dhe në Post BBV, bëri që fansat të aludonin për një hatërmbetje me produksionin.
Aktori i humorit pasi zuri vendin e tretë në finalen e madhe, zgjodhi të mos merrte më pjesë në asnjë aktivitet që vinte më pas.
E mesa duket, dyshimet për hatërmbetje nuk paskan qenë të kota, pasi nga një verifikim i shpejtë rezulton se Romeo nuk e ndjek më Ledioni dhe as ky i fundit atë.
Pyetja që lind tani është: A do e shohim më Romeon në Top? Por gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.