Euro 24/ Gjermania “shkatërron’ Skocinë, fiton 5-1 dhe shfaqet kandidate për trofeun në eventin e shtëpisë

Gjermania e nis me këmbën e mbarë aventurën e shtëpisë duke fituar me nje rezultat te thellë përballë Skocisë me 5-1. Tashmë dme tri pikë kryeson Grupin A, duke pritur nesër në orën 15:00 ndeshjen mes Hungarisë dhe Zvicrës, rivalët e këtij grupi.

Ndërkohë, po nesër në orën 21:00 vëmendja do jetë në Dortmund, ku për Grupin B të Euro 2024 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Italisë, ndërsa Spanja dhe Kroacia duelojnë po për këtë grup në orën 18:00.

Formacionet zyrtare:

Gjermania: Neuer – Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstädt – Andrich, Kroos – Musiala, Gündogan, Wirtz – Havertz.

Skocia: Gunn; Tierney, Hendry, Porteous; Robertson, McGregor, McTominay, Ralston; McGinn, Christie; Adams.

Mes ngjyrave dhe nje atmosfere tejet festive ka nisur në Munich Kampionati Europian 2024 në Gjermani. Përkujtimi i legjendës Franz Beckenbauer i la vendin sfidës hapëse për turneun e 17-të Evropian, me Gjermaninë vendase që mundi pastër 5-1 Skocinë në Gupin A.

Të besuarit e Julian Nagelsmann shënuan tre herë në pjesën e parë me Uirtz, Musiala dhe penalltinë e Havertz. Në fraksionin e dytë Fullkrug dhe Can shënuan dy gola të tjerë. Skocezët mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Porteous, teksa në fund shënuan golin e ‘flamurit’ me autogolin e Rudiger.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn