Shqipëria pësoi disfatë 2-1 ndaj Italisë, në përballjen e vlefshme për Europianin. Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale sa i takon lojës së kuqezinjve, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur rasti i golit të dytë të axurrëve.
Goditja e Nico Barellës ishte mjaft e fortë, ndërsa Elseid Hysaj bën gjithçka gabim, duke ulur kokën dhe duke lejuar që topi të shkonte në rrjetë. Tifozët nuk janë përmbajtur në rrjetet sociale, duke etiketuar si fajtor mbrojtësin e krahut. Kuqezinjtë e Sylvinhos dy synojnë që të futen në vallen e kualifikimit në ndeshje ne radhës, atë ndaj Kroacisë vetëm pas pak ditësh.