Fanella kuqezi më e kërkuara në ankand, ja cila bluzë nga lojtarët e kombëtares preferohet më shumë

Pavarësisht rezultatit të ndeshjes Shqipëri-Itali, e cila u zhvillua në Dortmund të Gjermanisë, ylli i Kombëtares Nedim Bajrami arriti të hyjë në Historinë e Kampionatit Europian për golin më të shpejtë, në vetëm 23 sekonda.

Në fakt, sikurse edhe pritej, bluza që Nedim Bajrami ka veshur kundër Italisë është më e kërkuara në ankandin (mbyllet nesër në mesditë) e fanellave që kuqezinjtë kanë veshur ndaj kundërshtarëve.

Deri në orën 10:00, shuma e ofruar për fanellën e Bajramit kishte arritur 2100 euro, ndërsa për atë të Armando Brojës, 800 euro. Pritet që me kalimin e orëve të ofrohen shuma akoma më të larta, por një gjë është e sigurt, Bajrami duket se do të jetë “fituesi” i këtij ankandi!

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn