Ndarja e tyre ka bërë bujë pasi dashuria e tyre shihej si model. Cifti i njohur Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku i kanë dhënë fund martesës së tyre, fakt ky që ështe deklaruar publikisht nga aktori.
Por të dy artistët gjatë kësaj kohe kanë përcjelë mesazhe të koduara në mënyrë që ndjekësit e tyre të kuptonin të vërtetën e kësaj ndarje. Pak kohë më parë mori shumë vëmendje, komente e madje dhe konkluzione nga publiku kënga “Mosmirënjohja” e Bes Kallakut ku fansat e tij thanë se kënga i është dedikuar pikërisht Xhensilës, mamasë së dy fëmijëve ge tij.
Disa ditë më parë këngëtarja duket se u përpoq ta zbusë “armiqësinë” mes ish ciftit kur publikoi një foto të djalit Amen për të cilin shkruajti dhe mbiemrin e tij Kallaku.
Xhensila tashmë pritet të vijë me një tjetër ku ndër rreshta janë fjalët: Mos më kërko të të them lamtumirë…. E di shumë mirë shpirt që të kam mërzit”
Teksti i kësaj kënge u komentua nga ndjekësit e saj si nje mesazh për Bes Kallakun. Pritet reagimi i këtij të fundit për të kuptuar nëse cifti janë ndarë përfundimisht apo ka ende shpresa për një ribashkim te tyre. Kjo mbetet për tu parë..