Shoqëria midis Romeos dhe Lisit filloi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP (BBV), por duket se me përfundimin e spektaklit, edhe miqësia e tyre ka marrë fund. Pas daljes nga BBV, ata nuk janë parë më bashkë në eventet ku kanë marrë pjesë ish-banorët e BBV.
Mendohet se arsyeja për prishjen e miqësisë është shoqërimi i Lisit me Eglën, me të cilën çifti Heidi-Romeo nuk kanë marrëdhënie të mira.
Në një video live të Lisit me Eglën, kur një ndjekës e pyeti nëse e kishte takuar Romeon, ai u përgjigj prerazi: “Jo!”, dhe vazhdoi me batutat.