Atletico Madrid është kualifikuar për në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi mundi 1-0 Sevillian. Në pjesën e parë, të besuarit e Sanchez Flores nuk dolën asnjëherë në lojën e tyre, madje nuk regjistruan asnjë goditje në portë. Në krahun tjetër, Los Colchoneros fituan penallti, e cila u shkaktua nga Marcao në minutën e 26-të. Nga pika e bardhë u nis Antoine Griezmann, që dështoi të shënonte. Në fraksionin e dytë, ekipet u vendosën në kërkim të golit.
Pas një ore lojë, francezi Griezmann realizoi, por goli u anulua për offside. Fati duket se nuk ishte me djemtë e Simeones, sërish “rrjeta” e Depay në të 70-tën u cilësua pozicion i parregullt. Gjithsesi, e 3-ta e vërteta, Atheltico Madrid iu fal golit të Depayt në të 79-tën për kualifikimin.
Mbyllet kështu kjo sfidë, tejet e luftuar, arbitri Manzano nxorri jo pak por 8 herë nga xhepi kartonin e verdhë. Skuadra e tjera të kualifikuara janë Athletico Bilbao, Sociedad dhe Mallorca.