Bebe Rexha sulmohet sërish në skenë, ja si reagon ndaj fansit që tentoi ta godiste: Dil jashtë, mori fund për ty

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është përfshirë në një incident.

Në një nga koncertet e saj në Norvegji, këngëtarja teksa ishte në skenë, ka kërkuar që të largohet një spektator.

Ajo madje e paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi ai tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës.

Ngjarja ndodhi kur ajo po këndonte hitin “I’m Good (Blue)” dhe në videot e shpërndara shihet Bebe ku i drejtohet spektatorit me një gjuhë të ashpër.

“Nëse më godet në skenë me diçka, do të të marr gjithçka. Mos guxo të luash me mua në këtë moment”.

Në një tjetër video, ajo përpiqet të identifikojë personin.

“Cili? Ma tregoni personin. Dua ta shoh”, thotë ajo përpara se ta dallojë. “Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty”.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn