Edhe vetë demokratët që morën pjesë në “protestën kombëtare” të thirrur nga Berisha për herë të dytë në këtë vit, e pranojnë se edhe kjo formë demokratike ka dështuar. Edhe pse “morën” vulën e PD-së pasi e kishin pushtuar atë një vit e gjysëm më parë, edhe pse morën pjesë nga gjithë Shqipëria, thirrja për protestë kombëtare nuk gjeti përkrahës, as nga demokratët, as nga qytetarët, as nga populli.
Sidomos qytetarët dhe demokratët e Tiranës i kanë bërë bllok të gjitha ftesave të Berishës, i cili tashmë në emër të PD-së do të protestonte kundër qeverisë Rama për 1001 aresye, por protesta e vërtetë ishte vetëm për arësye përsonale të dy përsonave, të Berishës tek ballkoni dhe të Metës në Tribunë!
Qytetarët dhe demokratët, pikërisht prej këtyre gogolave humbën zgjedhjet në 2021, pasi Rama në çdo dalje elektorale këto i ofronte votuesve.
Si mund të vazhdohet kështu me këto kufoma politike, dhe për më keq, t’iu besohet akoma nga një pjesë e elektoratit opozitar?!
Mos të kërkojmë të tjera arësye pse po dështon politika opozitare dhe pse po çimenton qeverisjen lehtësisht Edi Rama edhe në mandatin e katërt.
Teoria e qeverisë teknike, vërtetë të bën për të qeshur.
Rama, ju ka dalë nga skenarët edhe Berishës edhe Metës. Ai i josh me zyra, me tendera, me leje ndërtimi pallatësh e kullash, me vula e flamuj, por edhe i mban të kërcënuar për të mos e shkelur vijen e kuqe, dhe menjëherë fytyrën e SPAK-ut nxjerr si As!
Opozita është e kapur.
Opozita është e kërcënuar.
Opozita po bën bisnes.
Opozita paguhet nga oligarkët.
Opozita është e blerë.
Opozita është e shitur!
Nuk e di, kur shqiptarët do ta kuptojnë më në fund se me Berishën, Metën dhe ndjekësit e tyre që nuk i takon njëri, nuk kanë asgjë në vije. Kjo opozitë e bëri mbret Edi Ramën.
Nga ana tjetër, shohim një opozitë të trembur e të coptuar. Një pjesë që drejtohet apo më saktë mbahet peng nga Basha, dhe një pjesë tjetër që pret të lind apo të krijohet legalisht.
Basha e ka patur kohën e mjaftueshme për tu bërë lidër. Por nuk ka ditur. Është absurde të thuhet se nuk ka dashur. Ai ka pritur si përherë të nxjerrë gështenjat e pjekura me duart e të tjerëve. Kështu priti edhe vendimin e gjykatës së Apelit, i cili e shkriu menjëherë si parti e si struktura.
Ish PD-ja zyrtare, kishte gjithë konditat dhe favoret politike të bëhej parti e parë opozitare, pse jo edhe të merrte pushtetin. Por, siç duket, mbështetja fillimisht për të dhe për Bashën ishte sa të përjashtonte Berishën. Basha, kështu përjashtoi edhe vetën, pasi aspak nuk bëri betejë. Duke mos qënë njëri i betejave, ju shua shumë shpejt ylli që mendonim ti shndriste, por siç e ka thënë vetë pothuaj në çdo dalje, ai ka qënë peng i mirënjohjes ndaj Berishës, me të cilin ka zgjedhur të ketë të njëjtin fat politik.
Nga larg, e shikoj se ka vend për një parti të re opozitare, serioze, pa mëkate, të pa kapur e të pa lidhur me oligarkët dhe qeverinë.
Këtë parti të re mendoj se meriton populli ynë, që deri më sot po vuan nga qeverisja e keqe dhe opozita e dobët, e kapur…