Akademiku dhe shkrimtari i njohur Rexhep Qosja ndërroi sot jetë në moshën 89 vjeç. Ai që një jetë të tërë ia dedikoi librit ndërroi jetë pikërisht në ditën ndërkombëtare të librit.
Familjarët e tij njoftuan se ka përfunduar edhe ceremonia e varrimit, dhe po sipas dëshirës së të ndjerit, familja nuk do të organizojë pritje për ngushëllime, sikurse nuk do të merr pjesë edhe në organizime të institucioneve me rastin e vdekjes së akademik Rexhep Qosjes.
Ai ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme të letërsisë, kritikës letrare dhe mendimit intelektual shqiptar. Ai ka qenë profesor dhe drejtues studimesh në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ishte edhe drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981
Qosja ishte autor i mbi tridhjetë librave që përfshijnë studime letrare, kritikë, romane, tregime, drama dhe publicistikë.
Për kontributin e tij të çmuar, ai u nderua me shumë çmime, përfshirë çmimin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë në vitin 2000. Përveç veprimtarisë shkencore e letrare, ai ishte i angazhuar edhe në jetën politike të Kosovës, duke drejtuar një parti në periudhën 1998–2000.
Ja cfarë shkroi Rexhep Qosja:
Episode letrare, Rilindja, Prishtinë, 1967.
Dialogje me shkrimtarët, Rilindja, Prishtinë, 1968.
Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1969.
Antologjia e lirikës shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1970.
Kontinuitete, Rilindja, Prishtinë, 1972.
Asdreni – jeta dhe vepra e tij, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1972.
Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973.
Vdekja më vjen prej syve të tillë, Rilindja, Prishtinë, 1974.
Shkrimtarët dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishitnë, 1975.
Anatomia e kulturës, Rilindja, Prishtinë, 1976.
Mite të zhveshura, Rilindja, Prishtinë, 1978.
Prej tipologjisë deri te periodizimi, ASHAK, Prishtinë, 1979.
Morfologjia e një fushate, Instituti Albanologjik,Prishtinë, 1980.
Nocione të reja albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983.
Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I-II-III, Rilindja, Prishtinë, 1984-1985.
Antologjia historike e letërsisë shqipe. Poezia dhe Proza, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.
Porosia e madhe, Prishtinë, 1986.
Populli i ndaluar, Prishtinë, 1990.
Fjalori demokratik, Prishtinë, 1997.
Çështja shqiptare, Historia dhe politika, Prishtinë, 1998.
Ligjërime paravajtëse, Prishtinë, 1998.
Strategjia e bashkimit kombëtar, Prishtinë, 1998.
Paqja e përgjakshme, Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, Prishtinë, 1999.
Tronditja e shekullit I, Tiranë, 2001.
Tronditja e shekullit II, Tiranë, 2001.
Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, 2001.
I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, 2002.
Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne – Shkrimtarë dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2006.
Ideologjia e shpërbërjes, trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Toena, Tiranë, 2006.
Realiteti i shpërfillur, Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar, Toena, Tiranë, 2006.
Të vërtetat e vonuara: përgjigje e dytë në polemikat e Ismail Kadaresë dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Toena, Tiranë, 2006.
Rilindja e dytë, Toena, Tiranë, 2007.
Nata është dita jonë, Toena, Tiranë, 2007.
Bijtë e askujt, I dhe II, Valdoli, 2010















