“Dasma që përfundojnë në divorc”, Altini i Mrizit të Zanave merr vendimin ekstrem pas ndarjeve të bujshme të Princ Lekës me Elia Zaharian si dhe të Besit me Xhensilën

Ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, si edhe situata e sulmit fizik vazhdon të jetë në qendër të mediave. Për këtë situatë ka pasur edhe një reagim nga Altin Prenga i Mrizit të Zanave, i cili ka organizuar edhe dasmën e çiftit në vitin 2016.

Prenga ka organizuar edhe dasmën e çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, për të cilët po ashtu po përflitet një ndarje në mediat rozë.
Prenga shpreh keqardhjen për të dyja këto situata, duke i përshkuar si njerëz të mrekullueshëm.
Prenga thotë se për këtë arsye ka vendosur të mos marrë më përsipër asnjë dasmë, pasi siç duket, “nuk sjell shans”.

“Ne historinë Mrizit ne kemi marrë përsipër vetëm dy dasma të mëdhaja dhe te dyja tek Pallati i Brigadave sepse ne Mriz s’kemi hapësira për dasma. Njërën të mikut tim Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezajt dhe tjetrën të Princ Lekes me Elia Zaharia. Te 4 njerëz te mrekullueshëm.
Me vjen keq për situatat e kohëve të fundit seriozisht. Ne refuzojmë me qindra kërkesa për dasma por kjo është një arsye me tepër se perse nuk do marrim përsipër dasma, me çfarë shohim nuk sjellim as shans”, shkruan Prenga.

Per informacione te metejshme kontaktoni ne :068 602 0666

[location-weather id="363"]

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn