Monika Kryemadhi tregon pendesën e saj dhe rrëfehet për Ilir Metën : I thanë që unë kisha të dashur….

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Monika Kryemadhi ka folur për marrëdhënien e saj 33-vjeçare me Ilir Meta, duke e cilësuar atë si periudhën më të bukur të jetës së saj, pavarësisht sfidave dhe vështirësive që kanë kaluar së bashku.

Ajo tha se gjatë kësaj kohe kanë përjetuar si momente të mira, ashtu edhe beteja të ndryshme, duke shtuar se nuk mund të mohojë asgjë nga ajo periudhë. Sipas saj, bashkëjetesa me Metën ka ndikuar në formimin e saj si person.

Kryemadhi u shpreh gjithashtu se ndjen pendesë që nuk i ka kushtuar më shumë kohë familjes dhe fëmijëve, duke theksuar se përkushtimi ndaj të tjerëve ka ndikuar në marrëdhëniet personale.

Në deklaratën e saj, ajo komentoi edhe përplasjet dhe akuzat e fundit, duke pretenduar se është përdorur një “metodologji presioni” për të krijuar konflikt mes saj dhe Metës, pretendime që ajo i cilësoi si të pavërteta.

Ajo theksoi gjithashtu se Meta ka pasur gjithmonë besim të madh tek njerëzit, gjë që sipas saj ka qenë një nga dobësitë e tij ndersa tha se i kishin thene qe ajo kishte te dashur.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn