Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Klodian Braho, në raportimin për punën e vitit 2025 ka deklaruar se korrupsioni në institucione mbetet një fenomen shqetësues, duke përfshirë funksionarë publikë, prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të administratës.
Sipas tij, gjatë vitit 2025 është shënuar një rritje prej 18% e çështjeve për korrupsion dhe 12% e çështjeve të përfunduara. Janë regjistruar 6 procedime të reja dhe 6 zyrtarë janë vënë nën hetim, ndërsa rreth 50% e rasteve janë dërguar në gjykatë. Po ashtu, rreth 10 persona janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, Braho theksoi se numri i çështjeve të hapura është më i ulët krahasuar me vitin 2024, por janë rritur çështjet e përfunduara. Ai vuri në dukje se hetimet financiare kanë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave.
Gjatë vitit 2025, sipas raportimit, janë sekuestruar dhe konfiskuar 45.4 milionë euro pasuri, përfshirë edhe 12.4 milionë euro në kriptovaluta, ndërsa vlera e pasurive të konfiskuara përfundimisht arrin në 1.94 milionë














