Ra në mes të xhunglës në Tailandë, asnjë i mbijetuar nga rënia e avionit turistik me 9 persona në bord

Një avion turistik me 9 persona në bord u rrëzua në xhunglën e provincës lindore të Chachoengsao pasditen e djeshme në Tajlandë.

Mediet e huaja raportuan se avioni i vogël humbi nga radarët teksa udhëtonte nga Bangkoku në Trat, pranë kufirit me Kamboxhian.

Sipas guvernatorit Chonlatee Yangtrong, të gjithë pasagjerët humbën jetën nga përplasja e avionit. Pasagjerët ishin katër tajlandezë dhe pesë kinezë, përfshirë dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn