2,977 persona humbën jetën nga sulmet me 4 avionët e rrëmbyer në 11 shtator të vitit 2001, ku numri më i lartë i viktimave u shënua në Nju Jork.
Sulmet u kryen nga organizata terroriste Al-Qaeda dhe rezultuan në shembullin e parë dhe deri më tani të vetëm të thirrjes së nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Rrjedhimisht, sulmet shkaktuan pushtimin e SHBA-ve të aleatëve të NATO-s në Afganistan dhe Irak dhe filluan luftën globale kundër terrorit.
Më 11 shtator 2011, 19 terroristë të al-Qaedës rrëmbyen katër aeroplanë: American Airlines Flight 11, United Airlines Flight 175, American Airlines Flight 77 dhe United Airlines Flight 93.
Dy avionët e parë, të cilët u ngritën nga aeroporti Logan i Bostonit dhe ishin rrugës për në Los Anxhelos, u përplasën me Kullat Binjake.
Fluturimi 77, i cili u ngrit nga aeroporti Dulles në Uashington DC dhe po ashtu ishte rrugës për në Los Anxhelos, u rrëzua në Pentagon.
Pasagjerët në aeroplanin e katërt, Fluturimi 93 nga Aeroporti i Newark, e kuptuan se ishte një sulm terrorist. Pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve dhe përfundimisht arritën ta përplasnin atë në një fushë në Pensilvani përpara se të arrinte objektivin e tij, i cili mbetet i panjohur deri më sot.
Motivimi i grupit terrorist për sulmin ishte i rrënjosur në një mori faktorësh të ndryshëm, duke përfshirë mbështetjen e SHBA për Izraelin dhe Indinë, praninë e trupave amerikane në Arabinë Saudite, mbështetjen e Rusisë për Çeçeninë dhe më shumë.
Shumë nga këto motive u theksuan më tej në “Letra drejtuar Amerikës” të nëntorit 2002, shkruar nga lideri i atëhershëm i Al-Qaedës, Osama bin Laden, i cili shpalli një xhihad kundër SHBA-së në vitet 1990.
Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën duke nisur luftën në Afganistan ndërsa në 2011 trupat amerikane vranë udhëheqësin e Al Qaedas, Osama Bin Laden në Pakistan.
Sulmet terroriste mbeten një nga ngjarjet më traumatike jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por mbarë botën.
Ato nxitën “luftë kundër terrorizmit” nga Shtetet e Bashkuara, transformuan politikën e sigurisë kombëtare, ngjallën ndenjën e bashkimit tek amerikanët, por gjithashtu ndryshuan jetën e familjarëve të viktimave dhe ekipeve të shpëtimit të cilët u shërbyen bashkëkombësve të tyre 11 shtatorin e 23 viteve më parë.