Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë pasi një 64-vjeçare ka humbur jetën.
Raportohet se bashkëshorti i tij 70-vjeçar dyshohet se e ka dhunuar fizikisht këtë të fundit.
Sipas policisë, 64-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Traumës dhe i moshuari është arrestuar nga policia.
Sakaq materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
“Komisariati i Policisë Vlorë – arrestoi 70 vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen, 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës.”