Shiu i verës përmbyt rrugën e Arbrit, po në dimër cmund të ndodhë? ( FOTO)

Në pasditen e sotme, reshjet e dendura të shiut kanë prekur Qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme në rrugët nacionale. Ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit, pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet ndërmjet tuneleve 3 dhe 4, është përmbytur nga uji që ka rrjedhur nga tunelet 2 dhe 3 në fshatin Shkallë të Xibrit.

Sasia e madhe e ujit dhe bllokimi i shkarkuesve mbi urë kanë krijuar një pellg të madh, duke vënë në rrezik sigurinë e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Qarkut Dibër. Problemet në këtë aks rrugor janë përkeqësuar gjithashtu nga rënia e gurëve, kryesisht në bajpasin e Murrizit dhe në zonën e Xibrit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn