Rama shkon në Borsh në një takim informal. Ikin dritat sapo largohet nga lokali (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e djeshme në një vizitë të papritur në Borsh.

Gazetarët e paprotokoll.com të pranishëm rastësisht në Borsh kanë siguruar foto nga brenda lokalit ku Rama ka zhvilluar mbledhjen informale gjatë pasdites. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo.

Rama është ndalur dhe ka takuar strukturat drejtuese të zonës si dhe ato të PS-së për tu imformuar mbi ndërtimet pa leje dhe masat që duhet të ndërmerren mbi informalitetin ndërsa peronalja e plazhit mbetet ende e pashtruar po ashtu si edhe rruga.

Menjëherë pas largimit të Ramës, papritur Borshi, siç edhe tregojnë pamjet ka mbetur pa drita për pak minuta.

Investimet private ne Borsh jane ndermarre nga pronarët e bizneseve ndërsa dora e “ shtetit” duket qartazi që nuk ka mbërritur deri në fshatin e bukur e me plazhin e mrekullueshëm të Borshit.

Takimi ne nje lokal
kur iken dritat

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn