Vangjel Tavo konfirmohet në krye të Bashkisë së Himarës. KAS rrëzon ankimim e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve të 4 Gushtit që u zhvilluan në Himarë, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Basshkisë. Por kërkesa e tyre u rrëzua nga KAS, duke lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve në Himarë.

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë dhe ngriti pretendimin se 6000 mijë qytetarë nuk votuan dot për shkak të kartave të skaduara, ndërsa sipas tyre 300 votues të rinj janë shtuar nga bashkitë e tjera.

Gjetjet nga administrata  e KQZ pas verifikimit të materialeve zgjedhore ishin këto:

-169 qytetar janë kthyer për shkak se kanë pasur karta të shkaduara. Nga këto raste janë gjetur 23 në librin e protokollit, mbi 140 të tjerët në regjistrat posaçëm të zgjedhësve. Rreth 100 zgjedhës patën vështirësi për tu identifikuar me pajisjen PEI (nuk ka njohur gjurmën e gishtit).

-Nuk jane evidentuar raste me votim me kartë të skaduar.

Pretendimi i Koalicionit ‘Bashke Fitojmë’:

-560 që kanë shkuar dhe janë kthyer nga qendrat e votimit, për shkak të kartave të skaduara të votimit

-260 nuk i ka njohur pajisja e identifikimit PEI, pasi kishin kartat e rinovuara ditët e fundit, para 4 gushtit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn