Kuvendi i Shqipërisë pritet të nisë punimet në sesionin e VII të legjislaturës së X . Sipas njoftimit të bërë publik, deputetët do të mblidhen në seancë këtë të hënë në orën 17 ndërsa punimet do të drejtohen nga Kryetarja Elisa Spiropali.
Në rendin e ditës të punimeve parashikohet të mbajnë qëndrimet e tyre krerët e grupeve parlamentare ndërsa do të miratohen procesverbalet e 3 seancave të fundit të korrikut.
Sot kryeministri mblodhi në Dajt deputetët dhe ministrat për sesionin e ri parlamentar ndërsa nësër në 12:30 Gazment Bardhi do të zhvillojë mbledhjen me grupin parlamentar ku mësohet se do ti bashkohen grupit pothuaj të gjithë demokratët përvec Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, Orjola Pampuri dhe Merita Bakiu,ndërsa Flutura Acka është vetëlarguar nga politika që në momentin që vula e partisë demokratike i kaloi rithemelimit të Berishës. Mbetet për tu parë qendrimi që do të mbajnë Jorida Tabaku, Orjela Nebiaj e Andia Ulliri…