Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur pak më parë në Don Bosko në Tiranë.
Plagosja ka ndodhur pikërisht në vendin që shikoni në video. Të plagosurit kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në lagje, kur në drejtim të tyre ka ardhur një person dhe i ka qëlluar me armë.
Autori, ende i paidentifikuar ka qëlluar në gjoks Kastriot Elezajn dhe Ronaldo Metushin. Ngjarja dyshohet se ka qenë e paramenduar.
Gjithashtu dyshohet se autori i ngjarjes në Don Bosko ka ndjekur lëvizjet e dy të plagosurve.
Sipas informacioneve të para policia dyshon se kemi të bëjmë me atentat. Autori i dyshuar kishte veshur një kapele. Ai, pasi ka qëlluar në drejtim të dy personave, ka ecur fillimisht në këmbë, ndërsa më pas ka hipur në një motor.
Një nga të plagosurit ka marrë plumb në këmbë dhe tjetri në shpatull. Është identifikuar një person me kapele, që iu afrohet Kastriot Elezit dhe Ronaldo Metushit. Autori afrohet pranë tyre dhe i qëllon të dy. Autori është larguar me motor. Dyshohet për një atentat. Policia dyshon se autori ka monitoruar lëvizjet e të plagosurve.
Ngjarja është e paramenduar. Një nga të plagosurit është me precedent penal, po hetohen konfliktet që mund të kenë pasur të plagosurit më parë. Një të plagosurit paraqitet në gjendje të mirë, tjetri është në kurim, janë në gjendje stabile, por nuk mund të themi nëse një nga të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën