Alfred Peza largohet nga drejtimi i RTSH. (Dokumenti)

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së në një vendim të parevokueshëm. Ai ishte emëruar në këtë pozicion në qershor të vitit 2023 dhe kishte marrë mbështetje unanime nga Këshilli Drejtues i RTSH-së për një mandat pesëvjeçar.

Megjithatë, ai është përfshirë në debate të shumta lidhur me mënyrën e drejtimit të Radio Televizionit Shqiptar.

Screenshot

Peza ka një përvojë të gjerë në media si gazetar, redaktor, analist dhe pedagog, dhe ka shërbyer gjithashtu si Drejtori i Përgjithshëm i disa mediave. Nga viti 2013 deri në 2017, ai ishte deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Peza u përfol dhe njëherë në muajin prill për dorëheqje nga posti i drejtorit te RTSH por gjithcka ndryshoi brenda 24 oreve ndonese u tha qe ai e kishte dorezuar doreheqjen e tij

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn