U aksidentua në autostradën Thumanë-Kashar, ndërron jetë në spital 60-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Thumanë-Kashar, pranë vendit të quajtur Ura e Gjoles.

Policia bën me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit fillimisht u raportua për dy të plagosur.

Fatkeqësisht një nga të plagosurit, rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn