Reperi T.I. njoftoi tërheqjen nga performancat live, por jo përpara se të dhurojë një shfaqje të fundit. Në një intervistë me ‘Atlanta’s 96.1 The Beat’, ylli i “Dead And Gone” zbuloi se shfaqja e tij e ardhshme në festivalin ‘Jingle Ball’ do të jetë lamtumira e fundit, ku do të përshëndetet me fansat e publikun. Reperi po kryeson shfaqjen e 19 dhjetorit në Atlanta me Sexyy Red, T-Pain, Saweetie, The Kid Laroi, Khalid dhe Tinashe.
“Ju vlerësoj të gjithëve që më ofruat koncertin tim të fundit sepse nuk më duhen më paratë dhe nuk do të performoj”-tha 44 vjeçari. “Nuk dua ta bëj më. Nuk dua që njerëzit të më paguajnë më për të kërcyer për argëtimin e tyre”.
Në përgjithësi, T.I. ka nxjerrë 12 albume solo në studio që nga viti 2001, së bashku me dy disqe bashkëpunuese me PSC dhe Bankroll Mafia. Sipas Sony Music Germany, T.I. shiti mbi 14,000,000 albume në mbarë botën gjatë karrierës së tij. Reperi dhe gruaja e tij, Tameka Harris u akuzuan para disa kohëve për përdhunim. Sipas një raporti të New York Times, një grua e paditi çiftin, duke pretenduar se në vitin 2015, ata e kishin droguar dhe përdhunuar. Viktima e supozuar, e cila mbetet anonime, pretendon se ata u takuan në një club në Los Angeles, ku ajo u drogua, u dërgua në një hotel dhe u abuzua.
Në padi, ajo thotë se Tiny i ofroi asaj dhe shoqes së saj një pije, të dy e pranuan atë. Çifti i ftoi të dy në hotel, por vetëm viktima e dyshuar i ndoqi. Fillimisht në dhomë kishte edhe persona të tjerë. Së shpejti, atyre iu kërkua të largoheshin dhe mbetën vetëm me të. Ajo pretendon se të tre kanë bërë dush, e kanë masazhuar dhe ajo ka filluar të ndihet e trullosur. Në padinë që ka bërë, ajo thekson gjithashtu se ka vjellë dhe i ka rënë të fikët deri në mëngjes, kur është zgjuar me dhimbje.