Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e sotme, ku qytetarët janë tronditur pasi një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës.
Mësohet se viktima është gjetur në rrugë, në lagjen numër 11, teksa raportohet se ai është banues në Tiranë. Paraprakisht policia thotë se në trup nuk ka shenja dhune, por hetimi vijon për të zbardhur detaje.
Dyshohet se 50-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, por hetimet janë ende në vijim.
Njoftimi i policisë:
Polica njofton po ashtu se sot në mëngjes, në rrugë, në lagjen nr. 11, Durrës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Xh. M., rreth 50 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Po hetohet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.