Operacioni antidrogë në Lezhë, sekuestrohet rreth 200 kg kanabis, 5 në pranga

LEZHË– Dy operacione antidrogë janë zhvilluar në Lezhë dhe janë kapur rreth 200 kg kanabis. Pesë persona kanë rënë në pranga gjatë operacioneve ‘Procesi’ dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Trafikantët kishin përshtatur dy magazina për kultivimin e kanabisit. Një prej tyre u zbulua nga blutë e Lezhës në fshatin Shtuf të Mirditës. Në një banesë të pabanuar, u sekuestrua 108 kilogramë kanabis. Për rastin e parë u arrestuan 4 persona, Pjetër Çurgu 27 vjeç,  Artur Moli 39 vjeç, Preng Moli 71 vjeç, dhe Mark Moli 67 vjeç.

Ndërkohë, në fshatin Gjonbardhaj në një stallë bagëtish u gjetën 92 kilogramë kanabis dhe u arrestua Gjovalin Marku 46 vjeç.

“Në kuadër të operacionit “Procesi”  në fshatin Shtuf, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, pasi gjatë kontrollit në  një banesë të pabanuar  u gjetën qindra bimë  në proces tharje  me peshë totale 108 kilogramë kanabis. Në vijim të operacionit , u arrestuan në flagrancë shtetasit: P.Ç. 27 vjeç,  A.M, 39 vjeç, P.M, 71 vjeç, dhe M.M, 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, të dyshuar si autorë të  kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit   Gj. M. 46 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi policia. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy raste të veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn