Me urdhër të SPAK, arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Ish presidenti në akuzë për pastrim parash, Kryemadhi detyrim paraqitje. Reagon Berisha: Persekutimi i Kreut të PL është politik!

Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Burime per mediat bëjnë me dije se Meta është arrestuar për pastrim parash ndërsa ndaj ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi është dhënë masa detyrim paraqitje.

Meta kishte njoftuar në konferencë në 13:40. 

Lajmin për ngjarjen, kreu i Partisë Demokratike e mori ndërkohë që ishte në një deklaratë për shtyp live.

Ai u shpreh se kjo që ka ndodhur është persekutim politik ndaj kreut të PL, ndërsa shtoi se arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës.

Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën”, tha ai.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn