Pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta ka patur një reagim të fortë nga ish ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin. Në rrrjetin social X Vlahutin thotë se drejtësia në Shqipëri është në fuqi të plotë dhe ajo po vepron ndaj të gjithëve: Reforma në drejtësi me fuqi të plotë! Nuk ka të paprekshëm. Dhe një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë: mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por do të shërbehet përfundimisht shkruan Vlahutin