E kaloi natën në qeli, Ilir Meta pritet të dalë para GJKKO për masën e sigurisë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kaloi natën e mbrëmshme në qelitë e bllokut të sigurisë tek rruga “Mine Peza”, Tiranë.

Në qeli ka shkuar avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili ka qëndruar për rreth një orë, ndërsa është parë edhe djali i Ilir Metës, i cili i ka çuar ujë dhe ushqime të atit në ambientet e burgut. 

Burime për medien bëjnë të ditur se Ilir Meta pritet të dalë para GJKKO për t’u njohur me masën e rivlerësimit dhe më pas do t’i drejtohet paraburgimit.

Ilir Meta u arrestua mesditën e djeshme, 21 tetorit 2024, pasi ndaj tij SPAK firmosi urdhërarrest për 3 akuza: Pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn