Meta kërcënon Dumanin: Mbaje mend çfarë kam për të të punuar

Ish-presidenti Ilir Meta me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë të renda ofenduese kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “qen” dhe madje ka kapur veshin duke e kërcënuar dhe duke i thënë “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun. Seanca nisi në 09:30, por me kërkesë të avokatëve që të njihen me aktet u shty për në 13:30. Meta i irrituar në GJKKO, ngriti akuza ndaj Dumanit kurse jashtë seancës Kryemadhi e irrituar akuzoi prokurorët e SPAK se po përdoren nga Edi Rama. 

Në sallën e gjyqit ku ish- presidenti Ilir Meta do të njihet me masën e sigurisë, pati debat të ashpër mes tij dhe kryeprokurorit të posaçëm, Altin Dumani.

Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.

Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv.  Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. 2 dosjet ndaj Metës, Cez-Dia dhe lobimi në SHBA janë bashkuar tashmë në 1 hetim.

E veshur me të zeza, Kryemadhi mbërriti e fundit në ambientet e GJKKO, ndërsa tha drejtësinë e quajti të kastruar. – “Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor”, tha Kryemadhi.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn