Interpol i Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit.
Ky i fundit pritet të sillet në Shqipëri me të njëjtën mënyrë që u dërgua Plaurent Dervishaj.
Policia e Shtetit konfirmoi se Durim Bami është arrestur per llogari të urdhrit të policisë shqiptare.
Kjo është hera e dytë që i forti i Niklës kapet në Dubai.
Kujtojmë se Bami është shpallur në kërkim nga SPAK në muajin maj, si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinajt, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.