Tronditet Shkodra, 2 të vdekur e 2 të plagosur. Mes viktimave dhe një kalimtar.Shkëmbim zjarri mes dy grupeve kriminale, policia zbardh dinamikën.

Dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë. Ky është bilanci i fundit i atentatit të ndodhur në Shkodër në zonën e Dobraçit.

Viktima mësohet se kanë mbetur vëllai i Ibrahim Licit dhe është plagosur rëndë Arlind Bushati.

Ka humbur jetën një kalimtare e rastit dhe është plagosur rëndë një tjetër kalimtare e rastit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Sipas raportimeve të para dyshohet se në shënjestër ishin anëtarë të fisit Lici në Shkodër. Ibrahim Lici (në foto) është i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës, dhe për konfliktin me fisin Bajri në Shkodër. Ibrahim Lici u arrestua në Turqi, në shkurt të këtij viti pas kërkesës së Interpol Tirana.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn