Atentati në Shkodër me 2 viktima e 2 të plagosur. Ja kush ishte shënjestra

Këta janë dy të rinjtë ndaj të cilëve këtë të mërkurë u lëshua breshëri automatiku në qendër të Shkodrës.

Hamza Lici mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave. Ai është vëllai i Ibrahim Licit, një personazh i njohur dhe i akuzuar nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale.

Si pasojë e ngjarjes së sotme humbi jetën edhe Flutura Basha ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i plagosur rëndë. Ata po udhëtonin me një motor dhe u përplasën nga makina e Licit pasi ky i fundit humbi kontrollin si pasojë e të shtënave.

Ibrahim Lici dyshohet se është autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër dhe ka qenë një nga 5 personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri.
Në Shkurt të këtij viti, Hamza Lici reagoi për mediat për arrestimin e vëllait të tij në Turqi.

Arlind Bushati, 32-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e kësaj të mërkure në Shkodër, është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati të PD për Bashkinë e Shkodrës 2 vjet më parë.
32-vjeçari, në fillim të këtij muaji denoncoi në polici se dy persona që lëviznin me motor i kishin drejtuar armën teksa ndodhej në pedonalen e Shkodrës.

Ndërsa në Mars të 2022, godinës ku familja Bushati jetonte dhe kishte edhe biznes iu vendos tritol. Nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Në atë kohë, vetë Xhemal Bushati për policinë mohoi të kishte konflikte.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn