“Deri në 150 euro bonus për pensionistët për fundvit”, Rama: Disbursim nga java e dytë e dhjetorit

Kryeministri Edi Rama, ishte sot pjesë e prezantimit të projektit për Parkun Tematik Retro, “Divizioni” në Bulqizë, foli mes të tjerash edhe në lidhje me pensionet.

Ai u shpreh se bonusi i fundvitit për pesnionistët do të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit, ndërsa sqaroi se me marrjen e këtij bonusi, do të përcaktohet edhe shumë që pensionistët do të marrin në bonusin e pranverës, një risi kjo e vitit 2025.

“Një vendim që deri para 3 vitesh do të ishte i paimagjinueshëm. Një vendim për të vënë nga buxheti i shteti 100 mln euro për pensionistët drejtpërdrejt dhe që pensionistët që i kanë pensionet deri në 20 mijë lek të reja do të marrin 150 euro dhe ata me pensione mbi 20 mijë lek të reja do të marrin 100 euro dhe të gjitha këto para do të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit.

Por jo vetëm kaq, ky nivel i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë që përveç këtyre 100 mln eurove të mund të nxjerrim edhe një fond tjetër për pensionistët një bonus tjetër që nuk ka qenë më parë që s’na e kanë lejuar mundësitë. Një bonus i pranverës që do të jetë një bonus edhe në mandatin e 4-t. Ne do vazhdojmë të mbajmë në raport me çfarëdo qoftë na sjell rritja ekonomike. Edhe me këtë bonus dhe sasinë e tij pensionistët do të njihen menjëherë brënda pak ditësh dhe me paratë që do të marrin para vitit të ri do të marrin informacionin e saktë sa do të marrin edhe në pranverë”, tha Rama.

Kujtojmë se pak kohë më parë, në seancën në Kuvend ku diskutohej Buxheti 2025, kreu i qeverisë njoftoi se pensionsitët do të merrnin bonusin e fundvitit, i cili do të llogaritej sipas skemës, ata që kanë pension nën 200 euro do të marrin 150 euro bonus, dhe ata me një pension më të lartë do të marrin 100 euro, ndërsa shtoi se që nga 2025, pensionistët do të shpërblehen edhe me bonusin e pranverës.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn