Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën.
Revokimi i masës është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Ishte gjyqtarja Irena Gjoka që vendosi arrest shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ishte dhënë më herët masa e detyrimit të paraqitjes, teksa kjo masë nuk ishte respektuar nga kreu i PD.
Prokuroria ka të drejtë të apelojë vendimin e gjyqtares Davidhi apo do vijojë shqyrtimi i çështjes nga GJKKO.
Ndaj z. Berisha është ngritur akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Prokuroria i ka dorëzuar të gjithë fashikujt dhe Gjykata po shqyrton nëse është e plotë dhe do të vendosë nëse do të nisë gjykimin, do kërkojë kthimin për plotësim të mëtejshëm.
Gjykata Kushtetuese përshpejtoi kërkesën për shqyrtimin e kërkesës së Berishës për shfuqizimin e arrestit të shtëpisë më 27 dhjetor dhe nga ana tjetër dhe Gjykata e Strasburgut përshpejtoi shqyrtimin e çështjes së ish-kryeministrit.