112 vite Pavarësi/ Ngritja flamurit në Vlorë, bashkon Albin Kurtin dhe Edi Ramën

Në Vlorë po mabhet sot ceremonia e ngritjes së flamurit në 112 vjetorin e Pavarësisë.

Të pranishëm në ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa nga Kosova përfaqësues është kryeministri Albin Kurti.

Të pranishmit kanë kryer nderimet e tyre para flamurit kuqezi. 

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran e të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një datë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn