Dita e sotme ka shënuar zhvillime të forta në politikën shqiptare, kur BKH zbarkoi për kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Menjëherë pas kësaj ngjarje ka reaguar Veliasj duke publikuar foton e një tigri, që në fakt është i njëjti që publikoi kur Rama emëroi në krye të grupit të punës për organizimin e zgjedhjeve në qarkun e Tiranës Blendi Gonxhen.
Ky zhvillim, ka sjellë reagime të shumta, veçanërisht nga opozita në vend.
Një ndër reagimet që spikati ishte ai i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit 2023,demokrati Igli Cara.
Pas kontrollit të banesës, Veliaj nuk priti gjatë, por publikoi një video, që tregon tigrin ne Kopshtin Zologjik.
A nuk duket një paralajmërim (kod i qartë), për Ramën që, nëse e lëshon do të jetë tigri i dytë pas Arben Ahmetaj?
Në çdo rast, mendoj se për gjynahet e zullumet tuaja në Tiranë, Durrës e gjithë Shqipërinë do të keni fundin që meritoni!
Asgjë nuk do të gëzoni!
Rama e askush nuk do të mund t’ju shpëtojnë!