Vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani/ Autori i mitur ankimon në Apel, kërkon zbutjen e masës së sigurisë “Arrest me burg”

Përmes avokatit të tij, 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Mecjas, pak metra nga rrethimi i shkollës “Fan Noli” në Tiranë, i është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Mesohet se ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentet e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura nga avokati deri në këto momente.

Në kuadër të hetimit, i mituri M.P, është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes në një seancë maratonë që ka zgjatur afro 8 orë. Detajet e dëshmisë që 14-vjeçari ka dhënë në ambientet e prokurorisë së Tiranës mbahet në sekret të plotë. Ndërsa mësohet se autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn