“Do t’i ndryshojë jeta”, biznesmeni Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun dhe jep lajmin e bukur…

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Në një post në rrjetin e tij social, Ilirjani ka ndarë një foto duke u përqafuar me Simakun. Krahas fotos, ai shkruan “Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar”.

Ndër të tjera Eltoni falënderon emigranten shqiptare në SHBA, Elvira Tata, e cila takoi pak ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.

Në një tjetër “insta story”, ai ka ndarë pamjet nga ambienti i ri ku do të qëndrojë Simaku.

Këngëtarja Parashqevi Simaku është larguar prej gati 3 dekadash nga skena, ndërkohë që pas emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka eliminuar çdo dalje në ekran.

Por, një video e publikuar pak ditë më parë, që po bën xhiron e rrjetit tregon artisten duke marrë ndihma sociale në New York. Ndonëse nuk dihet nëse grua në videon që u transmetua në ABC News është Parashqevi Simaku, shumë shqiptarë që jetojnë atje thonë se Simaku Nohfe, sikurse prezantohet ajo në kanali amerikan, është pikërisht Parashqevi Simaku.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn